Doarsa Kica-Xhelili mbështet Abdixhikun pas rizgjedhjes në krye të LDK-së: “Disa gjëra nuk thuhen, sepse shihen”

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të partisë, duke shpërndarë në Facebook postimin e tij falënderues për besimin dhe demokracinë e treguar në Kuvend.

Krahas shpërndarjes së postimit, ajo ka dhënë edhe një mesazh simbolik, duke theksuar se e vërteta gjithmonë del në pah, pavarësisht zhurmës apo sulmeve.

banner

“Disa gjëra nuk thuhen, sepse shihen. Disa tjera thuhen ndryshe nga ç’janë, por në fund shpërfaqen dhe ato. Në fund, mbetet e vërteta ajo që sfidon edhe mjetet më të pakursyera, fjalët më të pamatura, e zhurmën më të sforcuar”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.