Memli Krasniqi merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA, thekson rëndësinë jetike të aleancës me Amerikën

Ish-kryetari i PDK-së thotë se partneriteti me SHBA-në mbetet themel për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Lutjet e Mëngjesit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që mbledh liderë politikë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.

banner

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se ceremonia u mbajt në praninë e Presidentit amerikan, Donald J. Trump, duke e cilësuar këtë si një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit dhe vlerat demokratike.

“Sot, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Presidentit Donald J. Trump, me pjesëmarrës të shumtë nga mbarë bota – një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët në kohën e sfidave globale”, ka shkruar ai.

Krasniqi theksoi se aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet interes jetik për Kosovën. “Rruga jonë përpara ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik”, shtoi ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.