
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling, ka vlerësuar se ndërkombëtarët, përfshirë edhe James Rubin dhe Wesley Clark, nuk arrinin të kuptonin që Hashim Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet.
“Ajo që nuk kupton James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë, është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar se si funksiononte në të vërtetë UÇK-ja” – tha ai.
Përndryshe, sot është dita e dytë e fjalës përfundimtare të Prokurorisë së Specializuar.



