Raportohet se Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot, për çështjen e Presidentit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sërish sot për të diskutuar rreth çështjes së Presidentit të Kosovës.

Sipas Gazetës Nacionale, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut do të zhvillohet në orën 18:00.

banner

Dy liderët kanë intensifikuar takimet gjatë ditëve të fundit, ndërsa diskutimet pritet të fokusohen në gjetjen e një zgjidhjeje për postin e Presidentit.

Deri më tani, as Kurti dhe as Abdixhiku nuk kanë bërë publik ndonjë emër konkret për këtë pozitë, por takimi i sotëm mund t’i afrojë palët drejt diskutimit të kandidaturave konkrete.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.