Avokatja Furtuna Sheremeti: Kërkesa për dënim prej 45 vitesh për Rexhep Selimin, jashtë çdo standardi

Furtuna Sheremeti thotë se dënimi i kërkuar është praktikisht i përjetshëm dhe në shpërputhje me procesin.

Furtuna Sheremeti, pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimi, ka mbajtur fjalën e saj në gjykimin ndaj krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke kundërshtuar ashpër kërkesën për dënim prej 45 vitesh burgim.

banner

Ajo theksoi se mbrojtja beson në pafajësinë e Selimit, por edhe në rast se trupi gjykues arrin në përfundim për dënim, një masë prej 45 vitesh është e papranueshme dhe jashtë çdo standardi.

“Ne besojmë në pafajësinë e Rexhep Selimit, por nëse trupi gjykues arrin te dënimi, atëherë dënimi me 45 vjet është praktikisht dënim me jetë dhe në shpërputhje të plotë me komplet procesin. Kërkesa është e pashpjegueshme dhe nuk është në përputhje me standardet kombëtare të krimeve të luftës”, deklaroi Sheremeti.

Ajo shtoi se asgjë nuk mund ta zëvendësojë prezumimin e pafajësisë dhe se duhet të merren parasysh faktorët lehtësues. Sipas saj, Selimi ka kaluar një periudhë të gjatë në paraburgim, e cila ka ndikuar rëndë në jetën e tij familjare.

Sheremeti rikujtoi se paraburgimi i tij nisi gjatë pandemisë së COVID-19, në kushte të rrepta dhe me kontakt të kufizuar me familjen, duke theksuar se këto rrethana duhet të merren në konsideratë nga trupi gjykues.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.