Haradinaj largohet nga kreu i AAK-së, reagon Anita: Më në fund e fitova burrin tim

Pas vendimit për t’u tërhequr nga drejtimi i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bashkëshortja e tij shpreh krenari dhe mbështetje publike me një mesazh emocional.

Vendimi i papritur i Ramush Haradinajt për t’u larguar nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shkaktuar jehonë të madhe në skenën politike.

banner

Pas këtij zhvillimi ka ardhur edhe reagimi i parë nga bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur krenarinë dhe mbështetjen për rrugëtimin politik dhe personal të Haradinajt.

“Ti je një lider dhe strateg që në komb lind një herë në 100 vjet. Kosova të do, por unë të dua edhe më shumë”, ka shkruar ajo, duke theksuar përkushtimin dhe admirimin për punën e tij ndër vite.

Dedikimi i saj përfundon me një mesazh personal dhe emocional: “Më në fund e fitova burrin tim”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.