
Rrustem Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Remi, ka shkruar një status në ditën kur LDK-ja nuk mori pjesë në votimin e rezolutës për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Mustafa, që ishte ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, ka shkruar se LDK-ja, pas humbjes në zgjedhje, po kërkon shpëtimin në “viktimizimin e pasluftës”.
Në pjesën tjetër të status, Mustafa ka pasur një pretendim të çuditshëm.
“Kur mungon vizioni për të ardhmen, kthehen narrativat e së kaluarës. Pas humbjes së rëndë në zgjedhje, LDK po kërkon shpëtim në viktimizimin e pasluftës. Por qytetarët e dinë: ata që flasin më shumë për viktimën, shpesh janë ata që e kanë prodhuar atë.
Mosvotimi i Rezolutës për mbrojtjen e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë e vulos këtë qëndrim” – ka shkruar Mustafa.



