Konjufca për aktakuzën ndaj Thaçit e të tjerëve: Ishte skandaloze, gjykata do ta hedh poshtë

Glauk Konjufca, zv.kryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka folur në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një intervistë për RTK-në, Konjufca ka vlerësuar se aktakuza ishte skandaloze.

banner

“Ne si shtet mendojmë që kjo ishte një aktakuzë skandaloze sa i përket krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi qëndrimin e qartë që UÇK-ja është në bazën e lirisë edhe pavarësisë së shtetit tonë. Ajo është vlera më sublime që ka arrit me kriju populli i Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Në lidhje me “spastrimin” e pretenduar të serbëve, Konjufca e ka vlerësuar si huqje shumë të rrezikshme.

“Kjo është një huqje shumë e rrezikshme, e cila qëllimin e ka fort të keq, dhe ky qëllim është me vendos re të zeza mbi shtetësinë dhe mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës. Prandaj, ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne do ta ngrisim zërin kundër këtyre aktakuzave dhe unë jam fort i bindur që për shkak të pastërtisë së luftës që ka ndodhur, e cila ka qenë luftë mbrojtëse, jo luftë kushtuese, jo luftë për me e rrënu popuj tjetër, po për me ngrit popullin tonë drejt lirisë edhe drejt pavarësisë, pikërisht për shkak të kësaj se ne besojmë në mënyrë paluhatshme, në pastërtinë e luftës sonë  dhe unë në besoj fort që në muajin prill këto aktakuza, Gjykata i hedh poshtë. Do t’i hedhë poshtë si paqëndrueshme. Krerët e UÇK-së kthehen në mesin tonë dhe në mesin e familjeve tyre, të cilat atyre i kanë munguar aq gjatë. Dhe fiton Kosova përmes kësaj. Unë mendoj që kur kjo të ndodh, atëherë humbësja më e madhe do të jetë Serbia”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.