
Ejup Maqedonci, ministër i Ministrisë së Mbrojtjes, po qëndron në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku është takuar me kompaninë e njohur gjermane “Mercedes-Benz”.
Maqedonci ka publikuar fotografi nga takimi, duke ofruar edhe disa informacione shtesë për këtë takim.
“Bashkëpunimi me kompaninë Mercedes-Benz tashmë është konkretizuar përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona operacionale dhe modernizimin e flotës ushtarake” – ka shkruar Maqedonci, ndër të tjera.



