Vlora Çitaku në mbështetje të Edina Avdiut: Liria e fjalës s’është privilegj, ky popull s’pranon diktat

Nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës e cilëson largimin nga RTK si goditje ndaj lirisë së medias dhe demokracisë.

Deputetja dhe nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas largimit nga puna të gazetares Edina Avdiu nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), duke i shprehur asaj mbështetje të plotë dhe pa ekuivok.

banner

“Me Edinën deri në fund. Pa kompromis”, ka shkruar Çitaku, duke theksuar se rasti i Avdiut nuk është thjesht një çështje kontrate pune, por një simptomë e një qasjeje autoritare ndaj fjalës së lirë.

“Të penalizohet një gazetare vetëm pse përpiqet ta bëjë punën e saj është as më pak e as më shumë se diktat. Kur pushteti frikësohet nga pyetjet, problemi nuk është tek gazetaria, por tek pushteti”, theksoi ajo.

Sipas Çitakut, çdo tentativë për të ndëshkuar gazetarët për pyetjet që adresojnë ndaj pushtetit përbën cenim të drejtpërdrejtë të parimeve demokratike.

“Liria e fjalës nuk është privilegj. Është themel i demokracisë. Ky popull nuk e ka duruar kurrë diktatin. Nuk je vet, Edine. Solidariteti ynë është më i fortë se çdo presion”, përfundoi ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.