
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka publikuar fotografi nga mikëpritja e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.
Osmani ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe sukses.
Postimi i plotë:
Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët. 🇽🇰🇦🇱
Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore, e cila na bashkon. Ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.



