S’ka kuorum, shtyhet seanca ku u parapa të votohej Ligji për Specialen

Në seancën e sotme që zgjati gati 12 orë, nuk janë zhvilluar diskutime rreth Ligjit për t’ia kufizuar mandatin Gjykatës Speciale. Kjo për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve në sallë për të kaluar nga pika e rendit të ditës për energjinë, tek ajo për ligjin, shkruan KOHA.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se për datën se kur do të vazhdojë kjo seancë do të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare. Në sallë ishin të pranishëm vetëm 38 deputetë.

Një ditë më parë, Kuvendi e ka përfshirë në rend dite shqyrtimin e Projektligjit, pas kërkesës së Partisë Demokratike (PDK) që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të hyjë në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime.

Presidentja e pati kthyer ligjin në Kuvend pikërisht me kërkesën e PDK-së që të bëheshin disa ndryshime në të. Por, ky subjekt politik sërish është bërë “pishman” dhe ka kërkuar që përmbajtja e njëjtë e ligjit të miratohet dhe, pas hyrjes në fuqi të ligjit, ai t’i nënshtrohet amandamentimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.