Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Në letrën drejtuar presidentes Vjosa Osmani, monarku britanik thekson miqësinë e qëndrueshme dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

banner

Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III ka shprehur urimet më të ngrohta për popullin e Kosovës, duke vënë theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe miqësinë e qëndrueshme që i lidh ato.

“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona bilaterale dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë. Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”, thuhet në letrën e urimit.

Letra është publikuar nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Në fund të mesazhit, Mbreti Charles III dhe Camilla kanë uruar paqe, prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.