Teuta Hoxhaj-Jahaj: 18 vjet shtet, ende përballemi me problemet bazike – ujë dhe rrymë

Aktivistja për të drejtat e njeriut e cilëson situatën “dështim sistemik”, ndërsa në Fushë Kosovë, Dragodan dhe Kodrën e Trimave ka mungesë uji.

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Teuta Hoxhaj-Jahaj, ka reaguar ashpër për gjendjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në vend, duke thënë se edhe pas 18 vjetësh shtet, qytetarët vazhdojnë të përballen me problemet më bazike të jetesës.

banner

“18 vjet shtet, e ende përballemi me problemet më bazike të jetës: UJË dhe RRYMË. UJË DHE RRYMË!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i saj vjen në kohën kur banorët e Fushë Kosovë, si dhe lagjeve Dragodan dhe Kodra e TrimavePrishtinë, po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas saj, mjafton një shi për të nxjerrë jashtë funksionit sistemin e ujësjellësit, apo një erë pak më e fortë për të lënë qytetarët pa energji elektrike.

“Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por dështim sistemik. Kjo është paaftësi, neglizhencë dhe papërgjegjësi e institucionalizuar, e llogaridhënia: ZERO”, ka theksuar Hoxhaj-Jahaj.

Ajo ka shtuar se në vitin 2026, “në zemër të Evropës”, qytetarët ende pyesin nëse do të kenë ujë gjatë ditës apo rrymë gjatë natës.

“Shteti nuk ndërtohet me fjalë të mëdha, flamuj dhe ceremoni, por me sisteme funksionale, përgjegjësi dhe respekt për qytetarin. Derisa uji dhe rryma mbeten luks, pavarësia jonë është e papërfunduar dhe me agregat”, ka përfunduar ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.