Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e gatshme të vazhdoj kontributin

Presidentja thotë se është e gatshme të vazhdojë, por vendimi i takon Kuvendit.

Në një intervistë për Kanal10, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për mundësinë e një mandati të dytë në krye të shtetit, duke theksuar se vendimi përfundimtar është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

banner

Ajo u shpreh se ka raporte korrekte me shumicën dërrmuese të deputetëve, pa dallim partie, dhe se gatishmërinë për të vazhduar e ka shprehur me vullnet të plotë, duke e konsideruar këtë në interes të vendit.

“Unë kam raport korrekt me shumicën dërrmuese të deputetëve, pa dallim partish. Kur kam thënë që besoj se është në të mirën e Kosovës që të vazhdojmë me punët që kemi filluar, sidomos me afrimin e vendit tonë me ndërkombëtarët… e kam thënë me vetëdije të plotë që kjo çështje është në duart dhe vullnetin e deputetëve të Kosovës. I njoh shumicën prej tyre, ata më njohin mua, e kanë parë punën time; tani u takon atyre ta vlerësojnë këtë”, deklaroi Osmani.

Presidentja shtoi se, nëse deputetët e vlerësojnë ndryshe, do të gjejë forma të tjera për të kontribuar dhe për t’i shërbyer vendit.

“Kemi raport të mirë, kemi raport institucional, bashkëpunojmë për çështje në interes të Kosovës, kështu do të jetë edhe tutje. Pres mbështetje nga të gjithë deputetët dhe partitë që ia duan të mirën Kosovës”, u shpreh ajo, duke theksuar se procesi tashmë është në dorën e përfaqësuesve të popullit në Kuvend.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.