Arrijnë në Hagë familjarët e Kadri Veseli

Të mërkurën pritet të dëgjohen fjalët e fundit të përfaqësuesit të viktimave, replikat e mbrojtjes dhe deklarimet përmbyllëse të katër ish-drejtuesve të UÇK-së; në Hagë ndodhet edhe bashkëshortja e Kadri Veseli, Violeta Veseli.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka hyrë në fazën vendimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Të mërkurën pritet të dëgjohen fjalët e fundit nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e ekipeve mbrojtëse, si dhe deklarimet përmbyllëse të vetë katërshes së UÇK-së.

banner

Kjo fazë shënon një moment kyç të procesit, pasi pas përfundimit të deklarimeve përmbyllëse, trupi gjykues do të tërhiqet për të marrë vendimin lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të akuzuarit.

Ndërkohë, sot në Hagë ndodhet edhe bashkëshortja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Violeta Veseli, e shoqëruar nga djali i tyre, Klestori. Prania e familjarëve vjen në një moment të rëndësishëm për të akuzuarit, teksa procesi po i afrohet epilogut.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.