
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit të ri.
Haxhiu ka vlerësuar se gjithçka duhet të përfundojë deri më 4 mars.
Haxhiu u pyet nëse ka negociata për ketë çështje.
“Për këtë çështje ju lutem të diskutoni me përfaqësuesit e LVV-së. Natyrisht, si Kuvend ne duhet t’i kryejmë përgjegjësitë që kemi. Unë, sapo t’i kem nënshkrimet nga kandidatët, sepse ju e dini që duhet të jenë 30 nënshkrime nga dy kandidatë, do ta thërrasim seancën dhe do të procedojmë me këtë. Para së gjithash, duhet të ketë takime me të gjitha partitë politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të adresohen përgjegjësitë’’, ka thënë ajo për media



