Plenkoviq ia qartëson Vuçiqit: Aleanca mes Kroacisë, Kosovës dhe Serbisë s’drejtohet kundër Serbisë

Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë, është takuar gjatë të enjtes me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka folur në lidhje me bashkëpunimin e mbrojtjes mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Siç raportohet, Plenkoviq ka theksuar se ia ka sqaruar Vuçiqit se bashkëpunimi tre-palësh nuk drejtohet kundër Serbisë.

banner

“Ne kemi hequr dilemat që kuptuam se ekzistonin në Serbi sa i përket bashkëpunimit mes ministrive të mbrojtjes të Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë. I shpjegova se ky bashkëpunim është i fokusuar në aspektin teknik ndërmjet institucioneve tona dhe nuk është në asnjë mënyrë i drejtuar kundër Serbisë. Nga ajo që pashë në deklaratën e tij, duket se kjo tashmë është pranuar”, ka thënë Plenkoviq për gazetarët në margjinat e Samitit për Inteligjencën Artificiale në Neë Delhi, shkruan Index.hr, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.