
Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur që masën e paraburgimit ndaj Arianit Sllamnikut i cili dyshohet për “ushtrimi të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, ta zëvendësoj me arrest shtëpiak.
Lajmin e kanë bërë të ditur për KOHËN nga kjo Gjykatë.
Kërkesën për zëvendësim të masës e ka bërë Prokuroria Themelore e Gjilanit para disa ditësh.
“Në lidhje me pyetjen tuaj për të pandehurin Arianit Sllamniku, ju njoftojmë se datë 13.02.2026 Prokuroria Themelore të Gjilanit ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak. Gjykata me datë 13.02.2026, ka nxjerrë aktvendim, duke zëvendësuar masën nga paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka thënë Shkodra.



