“Mori pjesë në protestë”: Flaka Surroi pyet Vjosa Osmanin: A je penduar që e ke votuar Gjykatën Speciale?

Publicistja ngre dilema për pjesëmarrjen e Osmanit në protestën pro Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar situatën si kontradiktore.

Publicistja Flaka Surroi ka ngritur pikëpyetje në një arikull për Koha.net lidhur me pjesëmarrjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në protestën e fundit kundër Kosovo Specialist Chambers, ku u kërkua “Drejtësi, e jo politikë” për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

banner

Surroi rikujton se Osmani, në cilësinë e deputetes, kishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale rreth një dekadë më parë. Në këtë kontekst, ajo shtron pyetjen nëse pjesëmarrja e saj në protestë nënkupton pendesë për votën e dhënë apo përbën një qëndrim kontradiktor.

“Afër saj ishin edhe disa nga ish-deputetët që e kishin votuar Gjykatën – në një pamje fort surreale dhe me pyetjen legjitime që kjo tërheq: a janë penduar për votën e dhënë?”, ka theksuar Surroi.

Ajo sugjeron se, në mungesë të një sqarimi publik, pjesëmarrja e ish-votuesve të Gjykatës në protesta kundër saj mund të perceptohet si hipokrizi politike, veçanërisht në një periudhë kur po përmendet edhe çështja e rikandidimit për postin e presidentit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.