
Andi Bushati, analist nga Shqipëria, ka folur në lidhje me mungesën e protestave për Gazën.
Bushati ka pasur një interpretim interesant.
Sipas tij, myslimanet e Shqipërisë “janë një maxhorancë numerike që sillen si minorancë e tredhur”.
“Është një gjë që kërkon shpjegim. Genocidi në Gaza tregoi një gjë që myslimanët e Shqipërisë janë një maxhorancë numerike që sillen si minorancë e tredhur në këtë vend. Aq pak protestues sa edhe në vende të krishtera kanë patur më shumë reagim, kjo tregon se myslimanët shqiptarë janë një problem.
Po të shikosh reagimet në rrjet të myslimanëve shqiptarë, janë shumë më radikale se sa trimëria për të dalë në shesh. Pra ka një problem që i bën të sillen si minorancë e frustruar.
Dhe e dyta që do të thosha nuk është vetëm mosrespektimi i qeverisë ndaj një sensibiliteti të besimtarëve, por është edhe mosrespektimi i traditës së diplomacisë shqiptare. Në 30 vitet e fundit, në çdo forum ndërkombëtar, PS dhe PD kanë thënë me zë të fortë që kemi për zgjidhje me dy shtete. Sa kohë kemi që nuk dëgjojmë Ramën në Knesset, ministrat e jashtëm të përmendin zgjidhjen me dy shtete. Pra kemi kaluar nga një traditë në një politikë personale diplomatike. Sot Edi Ramës për marrëdhëniet me Trumpin dhe Netanyahun, ky togfjalësh është zhdukur nga fjalori i diplomacisë shqiptare”- tha Bushati.



