
Duke iu referuar Iranit, presidenti amerikan, Donald Trump në fjalën e tij para Kongresit deklaroi se kërcënimet nga ana e Shteteve të Bashkuara ka ndikuar në shuarjen e protestave të fundit atij, por paralajmëroi se regjimi në Teheran vijon të zhvillojë programe raketore që, sipas tij, mund të godasin territorin amerikan.
Deklaratat vijnë në një kohë kur në skenën ndërkombëtare janë shtuar spekulimet për një veprim të mundshëm ushtarak të SHBA-së kundër Iranit, ndërsa në rajonin përreth është dislokuar një prani e konsiderueshme ushtarake amerikane.
“Jemi në negociata me ta. Duan të bëjnë marrëveshje, por ende nuk kemi dëgjuar ato fjalë kyçe: ‘Nuk do të pajisemi kurrë me armë bërthamore’”, u shpreh Trump.
Ai theksoi se preferon zgjidhjen diplomatike të çështjes, por dërgoi një mesazh të prerë: “Zgjedhja ime është ta zgjidh këtë problem përmes diplomacisë, por një gjë është e sigurt, nuk do të lejoj kurrë që sponsori numër një i terrorizmit në botë të pajiset me armë bërthamore”.



