
Dialogu i Vetëvendosjes për kandidatë konsensualë me PDK-në duket se ka dështuar, ndërsa Osmani mbetet figura më serioze për post të presidentit.
Mbeten vetëm tre ditë deri në konsumin e afatit përfundimtar për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ose vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes ka nisur mbledhjen në hotelin “Emerald”, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për emër që mund të propozohet nga radhët e partisë për kandidaturë presidenciale.
Bisedimet për kandidatë konsensualë me PDK-në, siç njoftoi dje kryeministri Albin Kurti, kanë dështuar, duke e lënë të hapur mundësinë e propozimeve partiake.
Vjosa Osmani deri më tani mbetet figura politike më serioze për zgjedhjen e presidentes, megjithatë Vetëvendosja nuk ka dhënë asnjë indikacion se do të mbështesë kandidaturën e saj.



