
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke vlerësuar pjesëmarrjen në votime dhe angazhimin gjatë fushatës.
Kurti tha se gjatë dhjetë ditëve të fushatës janë mbajtur mijëra aktivitete, tubime dhe takime në të gjithë Kosovën.
“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur”, ka shkruar Kurti.
Ai falënderoi edhe votuesit në Kosovë dhe diasporë për pjesëmarrjen në zgjedhje.
“Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë”, deklaroi ai.
Kurti tha se puna do të vazhdojë edhe më tej.
“Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt”, u shpreh ai.



