
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së thotë se Kurti nuk po don ta zgjedhë presidente edhe për një mandat Vjosa Osmanin.
Duke folur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Arian Tahiri, shef i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se presidentja aktuale Vjosa Osmani nuk e ka problem PDK-në, por kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Vjosa Osmani nuk e ka problem PDK-në. Vjosa Osmani e ka problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, asaj nuk i vjen rendi me ardh te PDK-ja hiç”, ka thënë Tahiri.
Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për bashkim dhe unifikim politik, sidomos në prag të zgjedhjes së presidentit të ri, duke shtuar se PDK mbetet e hapur për marrëveshje pozitive dhe zgjidhje konsensuale.



