
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ka folur për seancën e zgjedhjes së presidentit.
Haxhiu ka vlerësuar se aktualisht është veç një kandidaturë, ajo e Glauk Konjufcës.
Haxhiu ka theksuar se nuk mund të thërras seancë me vetëm një kandidat.
”Derisa nuk kemi së paku dy kandidatë, që kanë siguruar mbështetjen e nevojshme prej 30 deputetëve, unë nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit” – tha ajo.



