Nis shqyrtimi i amendamenteve për zgjedhjen e Presidentit nga populli

Komisioni për Legjislacion ka filluar trajtimin e propozimeve të Presidentes Vjosa Osmani për ndryshime kushtetuese.

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka nisur shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që Presidenti ose Presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

banner

Anëtari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Adnan Rrustemi, bëri të ditur se komisioni është ngarkuar me këtë detyrë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të shqyrtuar amendamentet dhe për të zhvilluar procedurat e nevojshme institucionale.

Sipas Rrustemit, propozimet synojnë të ndryshojnë mënyrën aktuale të zgjedhjes së presidentit, duke kaluar nga modeli aktual, ku presidenti zgjidhet në Kuvend, në një model ku presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët përmes votimit.

Procesi i shqyrtimit të amendamenteve kushtetuese pritet të përfshijë diskutime në komisione dhe më pas procedura të tjera institucionale në Kuvend.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.