Grenell mirëpret zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit për rikthimin e Thaçit

Diplomati amerikan thotë se shpërbërja e Kuvendit është “lajm i shkëlqyer” dhe përmend mundësinë e rikthimit të Hashim Thaçit në politikë.

I Dërguari Special Presidencial i SHBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke mirëpritur paralajmërimin për zgjedhje të reja.

banner

Përmes një postimi në rrjetin social X, Grenell e quajti shpërbërjen e Kuvendi i Kosovës dhe mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të reja si një zhvillim pozitiv.

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për kryeministër”, ka shkruar Grenell në postimin e tij.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.