Kushtetuesja deklarohet lidhur me vendimin për dekretin e Presidentes

Kushtetuesja thotë se do të analizohen të gjitha pretendimet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi lidhur me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës do të merret vetëm pasi të përfundojë shqyrtimi i plotë i të gjitha çështjeve kushtetuese që lidhen me këtë rast.

banner

Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga Kushtetuesja thanë se procesi i vlerësimit do të përfshijë analizimin e pretendimeve të paraqitura nga pala parashtruese, duke u bazuar në kornizën ligjore dhe kushtetuese në fuqi.

“Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.