Mimoza Kusari – Lila i del në mbrojtje Vjosa Osmanit: Fyerjet dhe kërcënimet janë të papranueshme

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj gjuhës fyese dhe kërcënuese që po përdoret ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kusari-Lila theksoi se në një shoqëri demokratike kritika ndaj institucioneve dhe bartësve të tyre është e drejtë dhe e domosdoshme, por gjuha ofenduese dhe nxitja e urrejtjes nuk kanë asnjë arsyetim.

banner

“Fyerjet nuk janë argument; ato janë delikuencë dhe mbeten të papranueshme në çdo debat publik”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, debati publik duhet të ndërtohet mbi ide, argumente dhe respekt, dhe jo mbi fyerje, kërcënime apo mizogjeni.

Kusari-Lila shtoi se është përgjegjësi e të gjithëve – qytetarëve, mediave dhe akterëve politikë – që të ruhet një kulturë komunikimi që nuk nxit urrejtje, por promovon dialog konstruktiv dhe respekt.

“Demokracia nuk mbrohet me fyerje, por me argumente”, përfundoi ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.