
Haradinaj thotë se Gjini do t’i prijë listës së AAK-së në zgjedhje.
Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër nga kjo parti në zgjedhjet e ardhshme.
Haradinaj deklaroi se Gjini do t’i prijë listës së AAK-së për deputetë, ndërsa ai vetë do të jetë pjesë e listës për Kuvend.
“Ardian Gjini do t’i prijë listës sonë. Po e them: Ardian Gjini do të jetë mandatar për kryeministër”, ka thënë Haradinaj në emisionin Frontal në Televizioni T7.



