Diskutimet me Kurtin për Presidentin, Abdixhiku: Nuk nënshtrohemi, s’pranojmë imponime

Kreu i LDK-së thotë se i ka paraqitur Kurtit tri alternativa për zgjedhjen e presidentit, duke përjashtuar imponimin e kandidatit.

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar detaje nga diskutimi që kishte me kryeministrin dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

banner

Në emisionin RubikonKlan Kosova, Abdixhiku tha se gjatë takimit e kishte pyetur Kurtin nëse synimi është që vendi të shkojë në zgjedhje apo të arrihet një marrëveshje politike.

“A i kemi këto takime sa për sy e faqe? Që bëhemi se po takohemi dhe në fund përfundojmë në zgjedhje dhe këtë punë e marrim vesh për pak ditë, apo do të shkojmë drejt zgjedhjes? Dhe nëse shkojmë drejt zgjedhjes atëherë i kemi tri alternativa, zgjedhjes së Presidentit e kam fjalën dhe jo zgjedhjeve parlamentare”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, alternativa e parë është një kandidaturë e imponuar, e cila sipas tij do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

“E para që na dërgon në zgjedhje parlamentare është kandidatura e imponuar. Pra, në qoftë se imponon kandidaturë atëherë shkojmë në zgjedhje. Nuk ka nënshtrim, nuk nënshtrohet askush. Dhe mu tha që nuk ka qëllim për imponim”, theksoi ai.

Abdixhiku shtoi se dy alternativat e tjera janë gjetja e një kandidati konsensual, pa përkatësi partiake, ose një marrëveshje klasike politike mes partive.

“E para ishte gjetja e një kandidati konsensual, të gjerë, pa librezë partiake dhe e dyta ishte marrëveshja klasike politike. Dhe mu tha që jemi për këto të dyja. Preferojmë konsensusin e gjerë”, u shpreh Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.