Wolfgang Petritsch: Bllokadat e brendshme po e dëmtojnë rrugën evropiane të Kosovës

Ish-emisari i BE-së thotë se përgjegjësia kryesore për zgjidhjen e krizave bie mbi institucionet vendore.

Ish-përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se mosnjohja e Kosovës nga disa vende të Bashkimi Evropian dhe bllokadat e brendshme politike po e dëmtojnë seriozisht rrugën e vendit drejt integrimit evropian.

banner

Në një intervistë për RTV21, ai theksoi se përgjegjësia kryesore për tejkalimin e këtyre sfidave bie mbi institucionet vendore, të cilat duhet të adresojnë çështjet e hapura dhe të gjejnë zgjidhje pragmatike për përparim politik, ekonomik dhe shoqëror.

Petritsch u ndal edhe te çështjet e brendshme politike, duke theksuar se Kosova duhet t’i zgjidhë vetë ato, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Le ta shohim se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese. Dhe duhet të niseni prej aty: a do të ketë zgjedhje të reja, që nuk janë të mirëseardhura, apo do të ketë zgjidhje në Parlament për zgjedhjen e një presidenti të ri. Këto janë çështje që bashkësia ndërkombëtare apo evropianët nuk mund t’i zgjidhin për Kosovën”, deklaroi ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.