
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se Kosova po rrezikon seriozisht të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara për shkak të ngërçit të zgjatur politik.
Në një shkrim në Facebook, Majko ka thënë se zgjedhja e presidentit të Republikës “po kthehet në një ‘lodër’ vetëvrasëse”.

“Situata e krijuar në politikën e Kosovës po “vret” mekanizmin e fundit për gjetjen e zgjidhjes së krizës! Ky mekanizëm është i lidhur me zgjedhjet e parakohshme! Votuesit kanë “ngrirë” rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes! Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime! Kosova rrezikon, seriozisht, të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar! Shpresa e fundit, është lodhja nga ideja se dështimi i njëri tjetrit është “zgjidhje”! Errësira e vërtetë nuk është ajo që njohim, por bindja se drita nuk do të vijë!” ka shkruar ai.



