
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për përcjelljen me homazhe shtetërore të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte.
Rama iu referua Mlladiqit si “kasapi i Ballkanit”, duke thënë se një figurë e tillë nuk mund të nderohet me funeral shtetëror.

“S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, ka deklaruar Rama.
Duke folur për raportet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian, ai tha se raste të tilla janë arsyeja pse Serbia duhet të mbahet në tryezën evropiane dhe të përballet me kërkesa të qarta për qëndrimet dhe veprimet e saj.
Rama argumentoi se izolimi i Serbisë nuk është zgjidhja e duhur.
Ai e përshkroi Serbinë si një “lloj kafshe shumë interesante dhe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”, duke ngritur pyetjen nëse është më mirë që Beogradi të mbetet pjesë e procesit evropian apo të lihet mes ndikimeve të Evropës, Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
“Kjo është qasja ime dhe duhet të ndodhë tani”, ka përfunduar Rama.



