Kryeziu për vendimin e Kushtetueses: Duhet të zbatohet, debatet mund të vazhdojnë

Ish-gjyqtari thekson se aktgjykimi duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet, pavarësisht debateve publike.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se vendimi i fundit i Kushtetueses lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani është përfundimtar dhe detyrues për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet.

banner

Duke folur në emisionin FIVE në TV Dukagjini, Kryeziu ka theksuar se, pavarësisht debateve që mund të zhvillohen në opinion publik, karakteri juridik i vendimit nuk vihet në diskutim.

“Vendimi i GJK është i zbatueshëm dhe duhet të pranohet. GJK është institucioni final që bën interpretimin e Kushtetutës. Interpretimet mund t’i japin edhe profesorët apo analistët, por interpretimi vendimmarrës është ai shtetëror”, ka deklaruar ai.

Këto komente vijnë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi aktgjykimin e plotë, duke shpallur pa efekt juridik dekretin e 6 marsit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas vendimit, deputetët kanë në dispozicion 34 ditë për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Gjykata ka sqaruar gjithashtu se procedura për zgjedhjen e presidentit nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe duhet të përfundojë më së largu 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.