Kosova sonte zhvillon ndeshjen kundër Sllovakisë në Bratisllavë, që organizohet në kuadër të playoffit për kualifikimin në Kupën e Botës.
“Dardanët” tashmë kanë mbërritur në stadium për ndeshjën që do të nis nga ora 20:45.
Futbollistët e Kosovës janë të gatshëm për të dhënë 100 për qindëshin në fushën e gjelbër për të kualifikuar shtetin tonë në ndeshjen e dytë të “playoffit”.
Në nëntëdhjetë minutat e ardhshëm, “Dardanët” do të luftojnë me krenari për një endërr që zgjat dekada.
Një histori e shkruar çdo ditë në rrethana të vështira, nga pavarësimi i futbollit në vitet 90-ta e deri te ndërkombëtarizimi i shtetit dhe futbollit kosovarë.



