Qeveria shpërblen “Dardanët” me 500 mijë euro pas fitores historike

Shpërblimi për Kombëtaren vjen pas fitores historike ndaj Sllovakisë dhe kualifikimit në finalen e “play-off”-it për Botërorin 2026

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj, duke mposhtur Kombëtaren e Sllovakisë me rezultatin 4-3 në një ndeshje dramatike.

banner

Me këtë triumf, “Dardanët” siguruan kualifikimin në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, duke u afruar edhe më shumë me një arritje historike.

Pas kësaj fitoreje të madhe, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të ndajë një shpërblim prej 500 mijë eurosh për Kombëtaren.

“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhjen e Qeverisë”, ka shkruar Murati.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.