
Prokuroria Speciale po e përcjell rastin me ekspozitën e vendosur në sheshin e Prishtinës për masakra në Kosovë dhe të dhënat e pasakta të shkruara në tabelat e vendosura aty.
Prokuroria ka njoftuar se çështja do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse ka element të përgjegjësisë penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke percjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim.



