
Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, ka folur në lidhje me gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në KosovaPress, Nice e ka quajtur të pazakontë kërkesën për burgim të njëjtrajtshëm prej 45 vitesh për katërshen e akuzuar.
Tutje, Nice ka folur edhe për akuzat rreth trafikimit të organeve, e cila nuk u përfshi në aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Pasi ju tregova kaq shumë, ndoshta nuk do t’iu vijë si surprizë të dini se akuzat janë bërë në këtë rend: Së pari kundër kroatëve. Pastaj kundër myslimanëve boshnjakë dhe më pas kundër shqiptarëve të Kosovës. Në asnjë nga këto raste nuk është vërtetuar që akuzat kanë pasur ndonjë bazë reale” – ka deklaruar Nice.



