Osmani premton medalje Presidenciale për kombëtaren e Kosovës pavarësisht rezultatit

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se do ta dekorojë kombëtaren e Kosovës me medalje presidenciale të meritave, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së nesërme kundër Turqisë.

Osmani theksoi se “Dardanët” me paraqitjet e tyre kanë hyrë në histori.

banner

“Ne duhet t’i vlerësojmë edhe ata që po i dhënë shpresë qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së nesërme Kosovë – Turqi, ekipi i Kombëtares së Kosovës tashmë e ka bërë historinë. Kam nderin që të ju njoftoj që pikërisht për këtë kontribut të pamatshëm, për krenarinë që i kanë dhënë vendit në çdo moment, për shpresën që po i jepin këtij populli në hapat përpara, medalja presidenciale e meritave menjëherë pas fitores së nesërme, por pavarësisht edhe rezultatit, do t’i ndahet ekipit të Kombëtares së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.