
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur mbështetjen e saj për përfaqësuesen e Kosovës në prag të përballjes me Turqinë.
Përmes një mesazhi publik, ambasada u ka dhënë zemër “Dardanëve”, duke i inkurajuar që të japin maksimumin në këtë ndeshje të rëndësishme.
“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, po ju përkrahim — luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”, thuhet në mesazhin e tyre.



