Përfundon ëndrra, Kosova nuk kalifikohet në Kupën e botës

Një prekje e lehtë e Kerim Akturkoglut doli të jetë goditje e rëndë për Kosovën. Goditje që i dha fund ëndrrës së miliona shqiptarëve për paraqitje në Kampionatin Botëror që pas pak javësh fillon në SHBA, Meksikë e Kanada.

Akturkoglu shënoi gol në minutën ef 53-të për fitoren 1:0 të Turqisë ndaj Kosovës, të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”. Ishte finale e plejofit evropian për kualifikim në Kupën e Botës.

banner

Kështu, Kosova u ndal në pengesën e fundit në rrugën e gjatë për në Botëror. Është një eliminim i dhimbshëm por edhe i denjë e me nder. “Dardanët” kanë luftuar deri në fund në një ndeshje thuajse të barabartë. Dhe mund të jenë krenarë për paraqitjen e po ashtu për rrugëtimin historik. Rrugëtim që jep shumë shpresë se kualifikimet e ardhshme, për Evropian, do të jenë të Kosovës.

Kosova kishte rastet. Kishte edhe periudhat kur dominoi plotësisht në fushë. Rastet i kishte edhe Turqia.

Dhe në fund dallimin e bëri një vendosje jo e duhur e lojtarëve të Kosovës, përkatësisht një aksion i shpejtë i realizuar nga turqit, shkruan KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.