
Deputeti i VV-së ironizon analistët: Kur flasin, i bëjnë më shumë dëm opozitës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar disa analistë politikë përmes një reagimi publik.
Ai ka thënë se dikur analistët paguheshin për të folur në favor të opozitës dhe për t’i bërë marketing, ndërsa sipas tij sot situata ka ndryshuar.
“Dikur paguhej për me fol për opozitën, për me ua bo marketingun. Sot po paguhet veç me hesht – se po u bën më shumë dëm kur flet. Kredibiliteti i një analisti”, ka shkruar Bajqinovci.



