“Paska mbetur pak Amerikë në Kuvend” – deputeti i AAK-së ironizon intervistën e fundit të Vjosa Osmanit

Ai tha me ironi se presidentja “e ka harruar” kur ka dalë nga Kuvendi.

Një deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka ironizuar me intervistën e presidentes Vjosa Osmani në T7, përmes një reagimi në rrjete sociale.

banner

Ai shkroi me ironi se në Kuvendin e Kosovës “paska mbetur pak Amerikë”, duke aluduar në deklaratat e presidentes lidhur me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qytetarë të nderuar, e gjeta kogja do Amerikë këtu në Kuvend, paska mbetë ose e paska harru Vjosa kur ka dalë! Kujdo që i duhet, hajdeni e merreni”, ka shkruar ai.

Reagimi vjen pas intervistës së Osmanit në T7, ku ajo foli për raportet me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetjen amerikane për Kosovën.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.