
Enver Haliti, deputet i VV-së, ka folur në seancë të Kuvendit të Kosovës.
Në fjalën e tij, që ishte përkujtim për sakrificën dhe betejën e Kosharës, Haliti ka ngatërruar emrin e Albulena Haxhiut, kryetare e Kuvendit.
Në vend të Haxhiut, Haliti ka thënë emrin e ish-presidentes Vjosa Osmani.
“E nderuara kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruese e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, Vjosa…Albulena Haxhiu” – tha Haliti.



