
Opinionisti nga Shqipëria kujton një pikë të programit të politikanit hungarez për kufizimin e mandateve.
Opinionisti nga Shqipëria, Lutfi Dervishi, ka komentuar reagimet e disa deputetëve lidhur me fitoren e politikanit hungarez Peter Magyar në Hungari.
Përmes një reagimi publik, Dervishi tha se deputetëve që janë entuziazmuar nga kjo fitore duhet t’u kujtohet edhe një nga pikat e programit politik të Magyar.
Sipas tij, në programin e politikanit hungarez përfshihet edhe kufizimi i mandateve për deputetët.
“Deputetëve të entuziazmuar nga fitorja e Peter Magyar në Hungari, u kujtojmë se në programin e tij politik ka një pikë: deputeti, jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme…”, ka shkruar Dervishi.



