Me një plumb në qafë: Kush ishte Krik, bashkëpunëtori i Trumpit që vdiq pas goditjes me armë?

Charlie Kirk, një activist politik konservator, që ishte goxha i njohur në skenën politike në ShBA, ka ndërruar jetë pas goditjes me një plumb në qafë. Kirk u godit nga largësia, gjersa po mbante një fjalim në Universitetin Utah Valley. Kush ishte 31-vjeçari, që u vra dje?

Kirk ishte bërë i famshëm me deklaratat e qëndrimet e tij konservatore, duke kundërshtuar agjendat progressive, përfshirë transgjinnë e të ngjashme. Në zgjedhjet e fundit presidenciale, Kirk ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt të Donald Trumpit, duke ndihmuar në mënyrë retorike rizgjedhjen e tij.

banner

Siç shkruan CNN, ndërsa Trump e rimodeloi Partinë Republikane, Kirk mishëroi populizmin e ri konservator të partisë në epokën e mediave sociale. Trump i ka atribuar Kirk meritën për mobilizimin dhe angazhimin e të rinjve në mbështetje të tij.

“Askujt nuk e kuptoi dhe nuk ia deshi Zemrën Rinisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më shumë se Charlie,” shkroi presidenti. “Ai u desh dhe u admirua nga TË GJITHË, sidomos nga unë, dhe tani, ai nuk është më mes nesh” – shkroi Trump në kujtim të Krik, transmeton Gazeta Politika.

Tutje CNN tregon se vetë Kirk, i cili kishte braktisur kolegjin, ishte me ndikim tek studentët dhe votuesit e rinj — jo vetëm duke ndihmuar në zgjedhjen e Trump si president, por edhe duke frymëzuar një lëvizje të re të aktivistëve konservatorë. Angazhimi i tij filloi pas lëvizjes së “tea party”-t dhe u rrit bashkë me ngritjen e Trump-it.

Pasi bashkëthemeloi Turning Point në vitin 2012, në moshën 18-vjeçare, Kirk u bë një mbështetës i shquar i Trump, i cili synonte votuesit e rinj dhe përdorte rrjetin e tij të organizatave jofitimprurëse për të nxitur pjesëmarrjen e votuesve në kampuse dhe kisha në mbështetje të Trump-it në vitin 2024.

Kirk shpesh udhëtonte në kampuse universitare, raporton CNN, ku mbante fjalime dhe u përgjigjej pyetjeve të pjesëmarrësve, shkëmbime që shpesh përfundonin në video virale. Paraqitja e tij në Universitetin e Luginës së Utah-ut të mërkurën ishte e para në një turne vjeshtor prej 14 qytetesh të quajtur “American Comeback Tour.” Ai po u përgjigjej një pyetjeje rreth sulmeve masive me armë kur u dëgjua të shtëna./Gazeta Politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.