
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë e ka kandidatin e saj për president të Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, Pal Lekaj, ish-deputet i AAK-së, ka përmend Ramush Haradinajn si kandidat për pozitën e presidentit, pasi VV-ja sugjeroi që PDK-ja dhe LDK-ja të propozojnë tre emra për president.
“Opozita dhe pozita e kanë figurën më unifikuese për President.
Ramush Haradinaj është një lider me përvojë shtetformuese, i dëshmuar në kohë sfidash. Ai përfaqëson unitet, vendosmëri dhe dinjitet në përfaqësimin e vendit brenda dhe jashtë”, shkroi Lekaj.



