Pal Lekaj e propozon Haradinajn për president: Është lider me përvojë shtetformuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë e ka kandidatin e saj për president të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, Pal Lekaj, ish-deputet i AAK-së, ka përmend Ramush Haradinajn si kandidat për pozitën e presidentit, pasi VV-ja sugjeroi që PDK-ja dhe LDK-ja të propozojnë tre emra për president.

banner

“Opozita dhe pozita e kanë figurën më unifikuese për President.

Ramush Haradinaj është një lider me përvojë shtetformuese, i dëshmuar në kohë sfidash. Ai përfaqëson unitet, vendosmëri dhe dinjitet në përfaqësimin e vendit brenda dhe jashtë”, shkroi Lekaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.